Në Mitrovicë u mbajt debati me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”

Mitrovica

Në Mitrovicë u mbajt debati me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 17:44
Në Mitrovicë u mbajt debati me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”

Shoqata e Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR) sot mbajti debat me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor” në Komunën e Mitrovicës, ku të pranishëm ishin drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, zyrtarja për barazi gjinore, Besa Veseli.

Veton Veliu, nga MWAHR ka prezantuar një raport të hulumtimit të zbatimit të buxhetit të përgjegjshëm gjinor në Komunën e Mitrovicës duke theksuar se monitorimi i nivelit të zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor është bërë në kuadër të projektit “Perspektiva Gjinore bazë për planifikimin ekonomik të qëndrueshëm”, përkrahur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Agjencia Austriake për Zhvillim(ADA) dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar(SIDA).

Ajo më tutje ka shtuar se qëllimi i këtij monitorimi është analizimi i zbatimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në komunën e Mitrovicës, dhe përkushtimin e zyrtarëve përkatës që miratojnë vendime për shpërndarjen e drejtë dhe të përgjegjshme të buxhetit komunal për gra dhe burra.

Ndërsa, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, gjatë këtij debati ka potencuar se në kuadër të buxhetit si plani kryesor financiar ekziston edhe një nënkod i veçantë për buxhetim gjinor i cili i dedikohet strukturave gjinore.

“Komuna e Mitrovicës sipas mundësive buxhetore ka mbështetur 842 nëna lehona që kanë lindur në vitin 2020, 69 studente dhe disa OJQ dhe biznese të cilat janë nën menaxhimin e vajzave, por që në fushën e arsimit dhe të shëndetësisë dominon pjesëmarrja e femrave në raport me meshkujt”, tha z. Fazliu.

Kurse, zyrtarja për barazi gjinore, Besa Veseli, pasi ka përshëndetur këtë projekt i cili i dedikohet barazisë gjinore ka theksuar se pos respektimit të dispozitave ligjore të cilat janë në fuqi për barazi gjinore, duhet që së bashku të angazhohemi dhe të punojmë akoma më shumë në promovimin e barazisë gjinore në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat