​Tahiri përuron palestrën sportive: Dhuratë për shumë kampionë që ka shkolla

Mitrovica

​Tahiri përuron palestrën sportive: Dhuratë për shumë kampionë që ka shkolla

Më: 13 tetor 2021 Në ora: 12:58
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka përuruar sot palestrën sportive në shkollën “SHMU 1”, me ç’rast tha se kjo palestër është dhuratë për shumë kampionë që kjo shkollë i ka dhënë qytetit vushtrrias.

Tahiri u shpreh se tashmë nxënësit do të kenë kushte shumë më të mira për të ushtruar dhe për t’i sjell Vushtrrisë suksese të reja.

Tahiri: Palestra shkollore është një dhuratë për shumë kampionë që ka shkolla

“Palestra shkollore këtu tek shkolla juaj është një dhuratë për shumë kampionë e kampione që shkolla juve i ka dhënë qytetit të Vushtrrisë, edhe në hendboll, edhe në volejboll, edhe në sportet e tjera. Kështu që urime e gëzofshi”, tha ai.

Drejtori i shkollës SHMU 1, Emrush Perçuku, tha se tashmë kanë kushte shumë më të mira për t’u përgatitur për të gjitha garat sportive.

Perçuku: E falënderojmë shumë qeverinë komunale për këtë dhuratë të madhe

E falënderojmë shumë qeverinë komunale për këtë dhuratë të madhe që na e kanë sjellë sot. Është produkt i tyre dhe ia kanë qëlluar sepse e kanë bërë në vendin e duhur, tek nxënësit e duhur, tek nxënësit kampionë të Kosovës në futboll, nënkampionë në basketboll, nënkampionë në volejboll. Prandaj, ne presim që të jemi kampionë në të gjitha garat e ardhshme meqë tash arsye nuk kemi për të thënë se nuk kemi ku të punojmë”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat