Hamza pas votimit: Sot është dita e qytetarit, nder të jem kandidati juaj

Mitrovica

Hamza pas votimit: Sot është dita e qytetarit, nder të jem kandidati juaj

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 12:05
Foto e publikuar ne Facebook

Kandidati nga radhët e PDK-së për të udhëhequr Mitrovicën, Bedri Hamza, pasi votoi, falënderoi gjithë qytetarët e Mitrovicës.

Hamza tha se është nder i madh të jetë kandidati i mitrovicasve dhe privilegj i jashtëzakonshëm të jetë në anën e tyre.

Hamza në votim u shoqërua nga familja e tij: bashkëshortja, dy vajzat dhe djali.

Postimi i plotë:

Sot, në mënyrë të veçantë, është dita e qytetarit. Privilegj i jashtëzakonshëm të jem në anën tuaj. Nder i madh të kem mundësinë të jem kandidati i juaj. Ju falënderoj të gjithëve për dinjitetin e treguar. Po ashtu, ju lus dhe bëj thirrje që ta shfrytëzoni fuqinë e votës për të kërkuar përgjegjësi përmes saj. Dilni votoni!

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat