​Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

Mitrovica

​Mbyllen qendrat e votimit në Mitrovicë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Janë mbyllur me kohë pothuajse të gjitha qendrat e votimit në qytetin e Mitrovicës.

Proces kryesisht i qetë ka përshkuar ditën e sotme të zgjedhjeve lokale në këtë komunë.

Sipas përfaqësuesve të Demokracisë në Veprim, procesi i votimit në Mitrovicë është shoqëruar me pjesëmarrje më të ulët të qytetarëve në votim në krahasim me zgjedhjet e kaluara, ndërsa gjithçka ka shkuar në rregull dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Hasime Tahiri - Hasani nga kjo organizatë, ka bërë të ditur për KosovaPress se deri në ora 18:00 në Mitrovicë kanë votuar rreth 30 për qind e qytetarëve.

Edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar gjendjen e qetë dhe pa probleme në Mitrovicë.

“Trajtim të informatave ka pasur, të cilat nuk kanë përmbajtur elemente të veprave që sanksionohen me ligj”, ka thënë Zahiti.

Në disa qendra edhe pse janë mbyllur dyert, vazhdon votimi brenda tyre, për shkak të numrit të madh të votuesve që kanë dalë në orët e vona të mbrëmjes. Ndryshe, në gjithsej 28 qendra me 101 vendvotime të kësaj komune, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote ka qenë 78 mijë e 546. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat