Rrahja në Mitrovicën e Veriut, dy të plagosur ende në spital, detajet e policisë

Mitrovica

Rrahja në Mitrovicën e Veriut, dy të plagosur ende në spital, detajet e policisë

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Policia ka dhënë sot detaje rreth rrahjes së ndodhur në mes disa të rinjve, dy ditë më parë në Mitrovicë të Veriut.

Policia ka bërë të ditur se dy prej të lënduarve janë ende në trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Mitrovicës së Veriut.

“Të hënën rreth orës 22:42, në rrugën “Vardari” në një lokal janë përfshirë në rrahje disa persona, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasoj tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat