Hamza inspekton gjendjen e rrugëve në rajonin e Shalës së Bajgorës

Mitrovica

Hamza inspekton gjendjen e rrugëve në rajonin e Shalës së Bajgorës

Më: 10 janar 2022 Në ora: 21:54
Bedri Hamza

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, Arian Tahiri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë vizituar rajonin e Shalës së Bajgorës, për të inspektuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës.

Sipas njoftimit, operatorët e kontraktuar kanë dalur në teren dhe po e kryejnë punën e tyre për largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar  kështu lëvizje të lirë të qytetarëve.

Me këtë rast, kryetari Hamza ka theksuar se në qytet e sidomos në viset rurale ku kemi dendësi më të madhe të borës, intervenimet janë më të shpeshta, posaqërisht në rajonin e Shalës së Bajgores, ku falë punës së kompanive të kontraktuara, shumica e rrugëve të cilat janë në kompetencë të komunës aktualisht janë të kalueshme.

Ndërsa, drejtori i DMSH-së, Bahtir Maxhuni, ka kërkuar nga kompanitë e kontraktuara që të jenë sa më aktive dhe të gatshme që t’u dilet në ndihmë qytetarëve, sidomos në ato zona ku gjendja është më e vështirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat