Drejtori Gezim Stavileci viziton shoqatën HANDIKOS në Mitrovicë

Mitrovica

Drejtori Gezim Stavileci viziton shoqatën HANDIKOS në Mitrovicë

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 15:36
Pamje nga vizita

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Gezim Stavileci, vizitën e tij të parë zyrtare sot e ka realizuar në shoqatën HANDIKOS, pasi që ky vit është shpallur edhe si vit i personave me aftësi të kufizuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Në këtë takim mori pjesë edhe udhëheqësi i Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Fitim Rama, derisa ata janë mirëpritur nga përfaqësuesit e shoqatës në fjalë.

Në vizitën e tij, drejtori Stavileci, ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatës HANDIKOS lidhur me ndarjen e subvencioneve për këtë vit nga Drejtoria e Administratës, për mbështetje financiare të projekteve nga thirrja publike, përmes të cilës do të përkrahet edhe kjo shoqatë, për dallim nga viti paraprak që nuk është shpallur asnjë thirrje.

Gjithashtu ai ka theksuar se Drejtoria e Administratës brenda këtij viti do të ofroj qasje më të lehtë për personat me aftësi të kufizuara përmes ashensorëve, që do të rregullohen në objektin e Komunës së Mitrovicës, në Qendrën për Punë Sociale dhe Gjimnazin “Frang Bardhi”. 

Image
Pamje nga vizita
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat