Suspendohet zyrtari i Postës së Mitrovicës, mori 7 mijë e 500 para të institucionit

Mitrovica

Suspendohet zyrtari i Postës së Mitrovicës, mori 7 mijë e 500 para të institucionit

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

Mehdi Haxha, zyrtar financiar në Postën e Mitrovicës ka dy javë që është i suspenduar nga puna. I njëjti akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Ai dyshohet se në mënyrë ilegale ky morri një shumë prej më shumë se 7 mijë e 500 euro nga paratë publike.

“Unë e kom pas një rast familjar në atë kohë, një grua të vëllait e kam pas me kancer, e ndjera s’ka pas fatin me jetu, përkohësisht i kam marrë”, thotë Mehdi Haxha, ish zyrtar i financave në Postën e Mitrovicës.

Të hollat arriti t’i marrë, fal bashkëpunimit të Valon Zeqirin, i cili ishte arkatar në Postën e Skenderajt, e që i njëjti është i suspenduar nga puna.

Përveç këtyre të dyve, nga puna u suspendua edhe menaxheri kryesor, Faruk Hamza dhe Haxhi Geci, Kontrollor i Zyrës Postare në Skenderaj.

Bashkë me ta janë edhe Nexhmia Haxha, Koordiantore e Financave si dhe Kimete Kodra Përgjegjëse e Zyrave të Postës në Skenderaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat