​Shpërthen zjarr në veri

Mitrovica

​Shpërthen zjarr në veri

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 17:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka shpërthyer sot pasdite në "Luginën e diellit", në komunën e Zveçanit.

Një qytetar ka dërguar video dhe foto, ku shihet zjarri në malet e Zveçanit.

Në pamje shihen vatra zjarri dhe shtëllunga tymi, të cilat po rrezikojnë edhe shtyllat elektrike.

Ky qytetar ka thënë, se zjarri ka filluar të shpërndahet edhe në drejtim të fshatit Vidimriq.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky zjarr.

Mësohet se gjatë ditës zjarri ka shpërthyer edhe në malet e fshatit Cërnushë, si pasojë e temperaturave të larta të cilat po mbretërojnë në vend.

Media ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses, ndërsa nga Qendra e emergjencës kanë bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve ndodhen në terren dhe janë në organizim të asistencës për dërgimin e ekipeve tjera në lokacionet e nevojshme.

Sipas zyrtarit të kësaj qendre gjendja në zonat përreth Mitrovicës është nën kontroll. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat