Në Mitrovicë uji është i pijshëm

Mitrovica

Në Mitrovicë uji është i pijshëm

Më: 23 maj 2023 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Uji në rajonin e Mitrovicës është plotësisht i pijshëm. Këtë e ka konfirmuar për KP, drejtori teknik i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Mitrovicë, Kadri Istrefi.

Sipas tij, kjo konfirmohet edhe në bazë të analizave të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik

Prandaj sipas tij, nuk ka vend për shqetësim te qytetarët.

Gjatë ditës, disa mediume lokale kanë raportuar se uji në këtë qytet, duke përfshirë edhe pjesën veriore, nuk është i pijshëm, për çka edhe është ngjallur panik te qytetarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat