​Në Spitalin e Mitrovicës për tre muaj u trajtuan 2.489 pacientë të spitalizuar

Mitrovica

​Në Spitalin e Mitrovicës për tre muaj u trajtuan 2.489 pacientë të spitalizuar

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 18:58
Spitali i Mitrovicës

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, si dhe zëvendësuesja e drejtoreshës së përgjithshme të ShSKUK-së, Narqize Arënliu- Hoxhaj, kanë vizituar të shtunën, Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shprehu përkrahjen e tij dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për zhvillim të shërbimeve shëndetësore në këtë spital.

Kryesuesi i bordit drejtues- ShSKUK, Naim Bardiqi, tha se ata kanë vendosur që të vizitojë institucionet shëndetësore në kuadër të ShSKUK-së, për të parë nga afër punën që po bëhet për trajtim e pacientëve, por edhe për të parë kërkesat dhe nevojat që kanë institucionet shëndetësore për investime.

Drejtori mjekësor i Spitalit të Mitrovicës, Bashkim Hasani, prezantoi raportin 3 mujor të punës, duke njoftuar se për tre muaj janë trajtuar 2 mijë e 489 pacientë të spitalizuar, ku shërbimet shëndetësore i kanë ofruar 90 mjekë specialistë dhe 239 infermierë të profileve të ndryshme.

Sipas tij, e gjithë puna organizohet në 7 departamente mjekësore të fushave të ndryshme mjekësore.

Më pastaj, para bordit drejtues, punën e prezantoi Albana Shabani, zëvendësuese e drejtoreshës së Qendrës së Shëndetit Mendor dhe Shtëpive për Integrim në Mitrovicë.

Ajo tregoi disa prej sukseseve dhe sfidave të cilave i ka ky institucion, duke prezantuar shifrat e trajtimit të klientëve që kanë marrë shërbime mjekësore.

Kryesuesi i bordit drejtues, Naim Bardiqi dhe anëtarët e tjerë pas prezantimeve të raporteve, u interesuan për shërbime specifike, duke vënë theksin në zhvillim dhe avancim të mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

Bordi drejtues dhe zv. drejtoresha Arënliu- Hoxhaj, në shoqërim të ministrit Vitia, vizituan disa nga repartet e Spitalit, por edhe Qendrën e Shëndetit Mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat