Hamza, Idrizi dhe Nura urojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Mitrovicë

Hamza, Idrizi dhe Nura urojnë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Më: 7 mars 2025 Në ora: 16:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura kanë uruar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit.

Kryetari Hamza ka uruar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e tyre në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë.

“Të dashur mësimdhënës, ju që as në kohërat më të vështira nuk e ndalët misionin tuaj fisnik në edukimin e shkollimin e brezave të tërë, dhe ju që vazhdoni të edukoni të tashmen e të ardhmen e vendit tonë, urime 7 Marsi – Dita e Mësuesit! Ju faleminderit për kontributin tuaj sot e gjithmonë!”, ka thënë Hamza.

Ndërsa, Idrizi ka falënderuar mësimdhënësit që janë ende pranë nxënësve dhe ata që janë në pension.

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë mësimdhënësit ata që janë ende pranë nxënësve e edhe ata në pension, që kanë ndërtuar të tashmen tonë dhe po vazhdojnë që çdo ditë kontribuojnë me përkushtim për edukimin e brezave të rinj”, ka thënë Idrizi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat