U mbajt seminar për 2 prillin - Ditën Ndërkombëtare të Autizmit

Mitrovicë

U mbajt seminar për 2 prillin - Ditën Ndërkombëtare të Autizmit

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2025 Në ora: 18:40

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, Instituti për Studime Humane dhe Avancim të Lartë - Hasan Tahsin, në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit, organizoi një seminar ndërgjegjësues mbi sfidat dhe nevojat e fëmijëve me autizëm.

"Në këtë seminar ishin të pranishëm drejtoresha e Drejtorisë Komunale për Arsim, znj. Drita Kadriu, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, z. Fahri Shabani, përfaqësues të Institutit për Studime Humane dhe Avancim të Lartë - Hasan Tahsin, mësimdhënës, drejtorë të shkollave, prindër dhe fëmijë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë dhe të diskutojnë mbi sfidat dhe përvojat e tyre në lidhje me autizmin.

Ligjëruese të këtij seminari ishin dy profesioniste nga fusha e psikologjisë dhe logopedisë, Festona Avdiu dhe Erza Preteni, të cilat ndanë ekspertizën e tyre mbi qasjet dhe metodat efektive për të mbështetur fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre. Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre, ato u nderuan me mirënjohje falënderimi nga organizatorët.

Ky seminar theksoi rëndësinë e një qasjeje të integruar dhe mbështetëse për fëmijët me autizëm, duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis institucioneve arsimore, shëndetësore dhe komunitetit në përgjithësi", thuhet në njoftimin për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat