Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte në mbështetje të fermerëve në Leposaviq

Mitrovicë

Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte në mbështetje të fermerëve në Leposaviq

Më: 30 prill 2025 Në ora: 10:52
Foto ilustrim

Është zgjatur afati për aplikim përmes programit të pagesave direkte, në mbështetje të fermerëve në Leposaviq.

Kështu ka njoftuar Komuna e Leposaviqit.

Në njoftim thuhet se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka zgjatur këtë afat deri më 19.05.2025, në orën 16:00.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mbështetje të fermerëve përmes programit të pagesave direkte për vitin 2025, zgjatë afatin për aplikim deri më 19.05.2025 në ora 16:00 (e hënë)”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat