Bedri Hamza kujton Bajram Rexhepin

Mitrovicë

Bedri Hamza kujton Bajram Rexhepin

Më: 21 gusht 2025 Në ora: 14:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka kujtuar Bajram Rexhepin në 8-vjetorin e shuarjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se Rexhepi iku fizikisht nga kjo botë, por që sipas tij, ai ka mbetur përjetësisht në zemrat e njerëzve.

“Trashëgimia e tij, si burrë shteti, si humanist dhe si një njeri i mirë që i dha shumë Kosovës, jeton në vlerat që i mbrojti me shumë përkushtim.

Kujtimi për të do të jetojë gjithmonë!”, ka shkruar Hamza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat