Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Kulturës Fahri Jasharin.
I cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, thuhet në vendimine shkarkimit.
po ashtu merret se zyra Ligjore e Komunës ka dorëzuar materialet përkatëse në institucionet kompetente, me arsyetimin se ka pasur veprime që mund të dëmtonin buxhetin komunal.
Hetimet janë në fazën fillestare, ndërsa besohet se me ndërhyrjen e hershme është parandaluar një dëm i mundshëm financiar ndaj Komunës së Mitrovicës.