Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

Mitrovicë

Arrestohet zyrtari i komunës së Mitrovicës, dyshohet se i shkaktoi dëm buxhetit

Më: 8 shtator 2025 Në ora: 20:25
Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, njofton se pas pranimit të një informate ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në K.K. Mitrovicë jugu.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas pranimit të një informate ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar në K.K. Mitrovicë jugu.

Gjatë procedurave hetimore janë siguruar prova që lidhen me një kontratë të subvencionimit, ku dyshohet se është ndërhyrë në vlerën e saj në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm buxhetit publik.

Personi i dyshuar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin kompetent, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave që dëmtojnë interesin publik dhe buxhetin e shtetit”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat