Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri është takuar me disa prej ish të burgosurve politikë të qytetit, duke vlerësuar lart sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e vendit.
Tahiri tha se Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e këtyre burrave që dhanë lirinë e tyre për lirinë e popullit, duke theksuar se angazhimi i tij si kryetar do të jetë që meritat dhe zëri i tyre të nderohen vazhdimisht.
“I nderuar të takoja disa prej ish të burgosurve politikë të Mitrovicës, burra që sakrifikuan lirinë e tyre për lirinë tonë.
Mitrovica nuk do ta harrojë kurrë sakrificën e tyre. Unë do të angazhohem që zëri dhe meritat e tyre të nderohen gjithmonë
. Faleminderit për gjithçka që keni bërë për Mitrovicën, për Kosovën dhe popullin tonë”, ka shkruar Tahiri.