Peci: Lagja “Tuneli i Parë” është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, premton investime

Mitrovicë

Peci: Lagja “Tuneli i Parë” është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, premton investime

Më: 23 shtator 2025 Në ora: 21:41
Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci

Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka premtuar investime në lagjen “Tuneli i Parë”.

Sipas Pecit, kjo lagje është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura.

“Lagjja Tuneli i parë është lënë pas dore nga qeverisja që po ikën, ndërsa banorët kanë mbetur me problemet e përditshme të pazgjidhura.

Në qeverisjen tonë lokale, do të bëjmë: Renovimin e banesave të vjetra, Largimin dhe menaxhimin e mbeturinave, Rregullimin e rrjetit të ujërave të zeza, Kujdes të vazhdueshëm për hapësirat e gjelbra, Transportin përmes ndërmarrjes së Trafikut Urban, Rregullimin e stacioneve të pritjes”, sipas Pecit, Mitrovica do të ndryshojë dhe një gjë të tillë ai do e bëjë realitet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat