Thasë me zallë kundër lumit, beteja e banorëve në lagjen e Boshnjakëve

Mitrovicë

Thasë me zallë kundër lumit, beteja e banorëve në lagjen e Boshnjakëve

Më: 8 janar 2026 Në ora: 17:46
Gjendja pas reshjeve të shiut në lagjen e Boshnjakëve

Në lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë shtëpitë janë vërshuar pasi lumi Ibr ka dalë nga shtrati.

Sipas banorëve në këtë zonë janë evakouar rreth 15 familje. Gjendja është më e rëndë tek rruga “Safet Boletini”, në lagjen e Boshnjakëve.

Në lagjen e Boshnjakëve të pranishëm janë edhe ekipet emergjente.

Ndërsa banorët si murë mbrojtës kanë vendosur thasët me zallë rreth shtëpive të tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat