Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës ka zhvilluar aksione në zbatim të ligjit në sektorin e ndërtimtarisë.
Në pesë lokacione të ndryshme janë ndaluar aktivitete ndërtimore të paautorizuara, përfshirë rrënime dhe ndërtime pa leje.
Drejtori Mujë Igrishta ka bërë të ditur se ndaj shkelësve do të ndërmerren masa ndëshkuese.
Këto masa përfshijnë gjoba, kallëzime penale dhe aktvendime për rrënim.
“Askush nuk është mbi ligjin”, ka theksuar drejtori Igrishta.