Futet në restorant dhe porosit biftek një kilogramësh, largohet pa paguar – gjysmën e hanë e pjesën tjetër e merr me vete

Ndryshe

Futet në restorant dhe porosit biftek një kilogramësh, largohet pa paguar – gjysmën e hanë e pjesën tjetër e merr me vete

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 11:26
Pamje nga video

Menxhamenti i një restoranti në Kaliforni të SHBA-ve, ka publikuar një video ku shihet një klient i cili vjedh shujtën e shtrenjtë që e kishte porositur për ta ngrënë.

Ky burrë ishte futur në restorant dhe i kishte thënë kamerieres se është duke pritur disa miq që t’i bashkohen. Megjithatë, pas gjysmë ore porositi një biftek prej gjysmë kilogrami dhe specialitete tjera.

Në video shihet gjysmën e ha në lokal e pjesën tjetër e merr me vete, pasi e mbështolli me folje dhe u largua sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Ai vazhdimisht shikonte përreth sikur ta dinte se dikush do ta shihte, megjithatë në fund vendosi të largohet nga restoranti pa paguar ushqimin e porositur.

Por, nuk kishte llogaritur se në lokal janë vendosur kamerat e sigurisë, kurse pamjet e këtij momenti të turpshëm janë publikuar në Facebook, nga kamerierja Christina Ingram. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat