Artisti shoqërohet nga ashensori, ku u bllokua derisa po shkonte në hapjen e ekspozitës së tij

Ndryshe

Artisti shoqërohet nga ashensori, ku u bllokua derisa po shkonte në hapjen e ekspozitës së tij

Më: 2 mars 2019 Në ora: 07:09
David Hockney

David Hockney ka qenë duke shkuar në ekspozitën e tij që është hapur në Amsterdam të Holandës, kur është bllokuar në ashensor.

Megjithëse 81-vjeçari mbeti për një kohë, zjarrfikësit arritën ta zhbllokojnë dhe në fund patën mundësi ta shoqërojnë jashtë, si dhe të realizojnë një fotografi me të.

“Ishte një intervenim artistik, që e përfunduam për një orë e gjysmë. Për fat të mirë, gjendja tij shëndetësore është në rregull” thuhet me mahi në raportin e zjarrfikësve.

Në konferencën për shtyp, artisti dhe fotografi anglez, ka falënderuar së pari njësitin që e shpëtoi, ndërsa kërkoi falje që i la të ftuarit të prisnin për një kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat