Restoranti i parë nënujor evropian, është hapur në një bregdet të Norvegjisë - Bota Sot
Restoranti i parë nënujor evropian, është hapur në një bregdet të Norvegjisë

Ndryshe

Restoranti i parë nënujor evropian, është hapur në një bregdet të Norvegjisë

Më: 21 mars 2019 Në ora: 07:26
Pamje nga video

Mbi 7,000 mysafirë kanë bërë rezervimet, që të jenë ndër të parët që shërbehen në restorantin e parë nënujor evropian.

I ndodhur në një bregdet të pjesës më jugore të Norvegjisë, objekti  nga jashtë, më shumë ngjanë sikur të jetë fundosur pjesërisht në Detin e Veriut.

Under që në gjuhën norvegjeze nënkupton mrekulli, është ndërtuar nga e njëjta kompania që ka krijuar Pallatin e Operës në Oslo, si dhe memorialin 9/11 në New York.

“Kalimi nga rruga për në hapësirën nën ujë, është shumë e shpejtë. Këtu pamja është e mahnitshme, origjinale dhe jo akuarium” ka thënë një prej inxhinierëve.

Tavani i lartë tetë metra si dhe paneli gjigant prej xhamit, lejon 40 mysafirëve të shikojnë botën nënujore. Ndërtimi është i fortë dhe mund t’i përballojë të gjitha kushteve atmosferike, madje edhe valëve të fuqishme.

Mirëpo, të interesuarit për shërbimet e këtij restoranti, duhet të përgatisin 380 euro, për një drekë me disa lloje ushqimesh deti dhe specialitete të zonës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...