Kafsha e mistershme që pi gjakun e gjallesave

Ndryshe

Kafsha e mistershme që pi gjakun e gjallesave

Më: 23 prill 2019 Në ora: 08:35
Ilustrim

Në këto zona ekziston në fakt edhe një legjendë mbi ekzistencën e një krijese që në fakt bën veprime të tilla, e ndër banorët njihet me emrin ‘Chupacabra’.

Është e mundur, nëse këto 70 kafshë u vranë në mënyrë të njëjtë sikur në legjendën e qytetit, a ekziston në të vërtetë Chupacabra. Çka do që i ka vrarë këto kafshë, e vetmja gjë që dihet, është se ajo kafshë kishte vetëm një qëllim, pirja e gjakut të të gjitha deleve.

Fermeri lokal, Don Simplicio Martinez, tha për El Mexicano se “në mbrëmjen e 28 marsit, 20 dele të mëdha ishin prerë në stomak, dhe gjaku tyre ishte pirë, ato ishin lënë pa asnjë pikë gjaku”.

Disa javë më vonë, Martinez u tmerrua kur e zbuloi se krijesa e paidentifikuar u kthye për pulat e tij. Bisha për të hyrë në kafazin e pulave, u desh që të ngjitej dy metra lartë, për ta kaluar rrethoren me hekura, e cila i mbronte pulat.

Atë ditë, 51 pula u vranë në të njëjtën mënyrë, dhe u lanë pa pikë gjaku.

“Ndoshta u ngjit në rrethoja, ose ndoshta fluturoi, nuk e di” tha Martinez në raportin e policisë.

Atë natë, një kujdestarë i natës tha se e ka dëgjuar një zë të çuditshëm, që në fakt tingëllonte sikur po thithtë gjak, por nga frika vendosi që të mos intervenonte.

“E dëgjova teksa thithtë gjakun, u afrova e pash që ishte një krijesë e madhe, nga frika vendosa që të mos intervenoj por të largohem” tha kujdestari i fermës.

Veterineret lokalë, në fakt besojnë se ekziston një krijesë e ngjashme me tregimet folklorike, sepse ata në fakt nuk kishin parë kurrë diçka të tillë. Por Martinez nuk është i bindur ne ekzistencën e saj.

“Kafshët u therën, dhe u lanë pa pikë gjaku, por ende nuk jam i bindur se çka mund të jetë” tha Martinez.

Në shkurt dhe mars të vitit 2019, Chupacabra u fajësua nga banorët lokalë për vrasjen brutale të kafshëve, dhe më pas edhe një adoleshenti i cili u gjet i vdekur pas një feste.

Në tregimet popullore të Amerikës Qendrore, thuhet se ekziston një kafshë, e cila i mbyt dhitë dhe ia thith gjakun atyre, dhe ky tregim duket se mund të jetë i vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat