Martohen sërish në të njëjtën kishë ku u betuan 75 vite më parë dhe përcjellin një mesazh të madh - Bota Sot
Martohen sërish në të njëjtën kishë ku u betuan 75 vite më parë dhe përcjellin një mesazh të madh

Ndryshe

Martohen sërish në të njëjtën kishë ku u betuan 75 vite më parë dhe përcjellin një mesazh të madh

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:11
Foto

Jim Richardson, 95 vjeç, dhe bashkëshortja Irene, 94 vjeç, nga Lancashire u martuan në 12 prill të vitit 1944 në mes të Luftës së Dytë Botërore.

Çifti kanë katër fëmijë së bashku.

Richardson dhe Irene vendosën që të ripërsërisnin betimet 75 vite pasi u martuan.

Ata u ulën dhe qëndruan në të njëjtin pozicion si në ceremoninë e tyre zyrtare. Gjithashtu ceremonia filloi në orën 14:00, në kohën kur bënë zotimet e tyre të para në 1944.

Familja dhe miqtë e tyre ishin të pranishëm në ceremoninë që u mbajt në kishën Saint Michael në Lancashire, përfshirë katër fëmijët e tyre Rosemary, James, Jennifer dhe  Peter, 8 nipërit e mbesat dhe 9 nipërit e stërmbesat.

Jim i propozoi Irenes gjatë një udhëtimi me biçikletë. Ai ndaloi në rrugë, nxori unazën dhe iu ul në gjunjë.
 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...