I hynë gjarpërinjtë në shtëpi, ndihmohet familja lipjanase - Bota Sot
I hynë gjarpërinjtë në shtëpi, ndihmohet familja lipjanase

Ndryshe

I hynë gjarpërinjtë në shtëpi, ndihmohet familja lipjanase

Më: 10 qershor 2019 Në ora: 22:07
Foto ilustrim

Ka 4 ditë që po qëndrojnë nën qiell të hapur. Gjarpërinjtë e shumtë, që u paraqitën në këtë shtëpi që nga mesnata e së premtes, vazhdojnë të sjellin tmerr për familjen Ahmeti nga fshati Resinoc i Lipjanit.

Pas publikimit të rastit, të dielën, një kompani private vullnetarisht i doli në ndihmë familjes, duke bërë dezinfektimin dhe deratizimin e shtëpisë dhe oborrit, raporton KTV.

Sipas përfaqësuesve të kompanisë AD nga Prishtina, preparati Ditox dhe Retil largon gjarpërinjtë për një kohë, por shtëpia e vjetër dhe çarja e saj ua mundëson atyre të paraqiten sërish.

Përfaqësuesit e kompanisë i kanë këshilluar familjarët se si të veprojnë tani.

Kurse, Komuna e Lipjanit i bëri ofertë familjes që të largohet prej aty deri sa të gjendet një zgjidhje e përhershme.

Përparim Ahmeti, kryefamiljar, thotë se zgjidhja është ndërtimi i një shtëpie të re sepse aktualja është tejet e vjetër dhe e shkatërruar.

Të hënën, ata i kanë vizituar edhe disa ushtarë të KFOR-it.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...