Një kafshë gjigande fsheh sekretin e kurës për kancerin?

Ndryshe

Një kafshë gjigande fsheh sekretin e kurës për kancerin?

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 18:11
Foto

Analiza gjenetike e ADN-së e breshkës Lonesome George në ishullin Galapagos, së bashku me analizat e tjera të gjeneve të së njëjtës specie, tregon se ka një numër të madh të varianteve gjenetike që lidhen me kurimin e kancerit.

Hulumtimi u krye nga Universiteti Yale, Oviedo në Spanjë, Galeragos Conservancy dhe Parku Kombëtar Galapagos. "Lonesome George na mëson për jetën nga vdekja", thotë Adalgisa ‘Gisela’ Kacone, një studiuese e Yale dhe bashkautore e studimit.

Carlos Lopez-Otin nga Oviedo, Spanjë, analizoi të dhënat për të parë se çfarë ndryshime gjenetike mundësojnë një jetëgjatësi të tillë.

"Deri më tani, ne kemi gjetur nëntë etiketa plakjeje, dhe pas hulumtimit të më shumë se 500 mostrave të gjeneve sipas këtij klasifikimi, gjetëm variante shumë interesante që prekin potencialisht gjashtë nga nëntë prej këtyre karakteristikave në breshkat gjigande, gjë që hap dyer të reja në studimin e plakjes edhe te njerëzit", tha Lopez-Otin.

Breshkat gjigande dhe njerëzit ndajnë më shumë se 90 për qind të ADN-së, dhe profesori Beheregaray, një nga bashkautorët e studimit, thotë se ndryshimet e bëjnë krahasimin interesant.

"Ndoshta është pikërisht në këto gjene që ekziston madje një sekret në jetën e tyre të gjatë dhe shumë të shëndetshme," thotë Beheregaray.

Breshkat gjigande si Lonesome George, e cila ngordhi më 2012 në moshën 101-vjeçare, rrallë preken nga kanceri.

"Kanceri ka të bëjë me rrjedhën e ndarjes së qelizave. Kur qeliza ndahet, ADN-ja përfundimisht mund të bëjë një gabim, dhe breshkat e mëdha kanë mësuar disi si ta parandalojnë ose ta minimizojnë atë. Dhe tani kemi një listë të gjeneve të mundshme që duhet të studiojmë më tej dhe të lidhen me njerëzit," shpjegon Beheregaray.

Sidoqoftë, ndërsa kërkimi është padyshim i rëndësishëm për njerëzit, ai gjithashtu do të ndihmojë në mbrojtjen e breshkave gjigande.

Rezultatet e analizës janë botuar në revistën shkencore "Ecology & Evolution".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat