Mjekët i dhanë 0% mundësi për mbijetesë, binjaket sfidojnë çdo shans - Bota Sot
Mjekët i dhanë 0% mundësi për mbijetesë, binjaket sfidojnë çdo shans

Ndryshe

Mjekët i dhanë 0% mundësi për mbijetesë, binjaket sfidojnë çdo shans

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 21:15
Amelia-Grace dhe Hope-Elizabeth Mowforth

Një nënë ka zbuluar se si binjaket e saj 17 muajshe sfiduan çdo shans pasi mjekët u thanë se kishin 0% mundësi për të mbijetuar.

Claire Mowforth mori lajmin nga mjekët se foshnjat e saj kishin osteogjenezë imperfekta (OI), sëmundjen e eshtrave, kur ishte shtatzënë.

Skanerët treguan se binjaket kishin pësuar thyerje të kockave ndërsa ishin akoma në bark dhe mjekët paralajmëruan 34-vjeçaren dhe bashkëshortin e saj, Phil se nuk do ia dilnin mbanë.

Por kundër çdo sfide, Amelia-Grace dhe Hope-Elizabeth Mowforth lindën më 4 prill të vitit të kaluar dhe kishin 15 kocka të thyera secila.

Me Amelian që kishte 5 brinjë të thyera dhe Hope që peshonte vetëm 0.9 kg, mjekët thanë se shanset e mbijetesës ishin të pakta. Por binjaket nga Hull arritën t’ia dilnin sërish. Ato u kthyen në shtëpi me prindërit dhe motrën e tyre Grace, 4-vjeç, brenda 4 muajve.

Sidoqoftë jeta e tyre është shumë e vështirë pasi vajzat rrezikojnë të kenë fraktura sa herë që teshtijnë, rrotullohen ose ndryshojnë rrobat e tyre.

“Është sikur të jenë bërë  prej qelqi,”-tha Mowforth. “Kishim frikë ti preknim ato sepse lëvizja më e vogël mund të rezultojë me një kockë të thyer. Çdo gjë, nga teshtimat deri tek kolla, mund të shkaktojnë fraktura”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...