Gjenden gjurmë të njeriut dhe mamutëve parahistorikë nga Epoka e Akullnajave

Ndryshe

Gjenden gjurmë të njeriut dhe mamutëve parahistorikë nga Epoka e Akullnajave

Më: 23 dhjetor 2019 Në ora: 21:31
Foto ilustrim

Brirët e mamutëve ngjallin imagjinatën tonë kur mendojmë për botën gjatë Epokës më të fundit të Akullit.

Ata janë vetëm një nga shumë krijesa gjigande me të cilat paraardhësit tanë jetuan së bashku dhe që u zhdukën pas ndryshimeve klimatike.

Këto kafshë mund të studiohen përmes kockave të tyre – por edhe nga gjurmët e ruajtura në baltë. Por këto gjurmë shpesh janë të vështira për t’u gjetur – dhe përderisa mund të tregojnë për praninë e një kafshe, ata jo gjithmonë  tregojnë shumë për vetë kafshën, si për shembull mënyrën e të ecurit.

Një ekip hulumtues ka punuar për disa vjet në Monumentin Kombëtar të White Sands në Nju Meksiko – SHBA, ku gjendet një nga koleksionet më të mëdha të gjurmëve të kafshëve vertebrorë nga Epoka e Akullit.

Ata përmes një metode të re, të cilën gjeologët dhe arkeologët e përdorin për të zbuluar pamje nën sipërfaqe, përdorën një lloj radari depërtues tokësor për të parë plasaritjet e tokës.

Radari funksionon duke dërguar sinjale në tokë për të zbuluar strukturat nën sipërfaqe. Mund të përdoret për të gjetur pamje të gjërave të mëdha, përfshirë muret e varrosura në rrënojat e lashta, por në këtë studim radari është përdorur për të gjetur gjurmët e kafshëve të varrosura nga Epoka e Akullit.

Këto gjurmë të ruajtura në shtratin e liqenit të tharë Alkali Flat janë zbuluar duke iu falënderuar edhe bashkëpunimit që ekipi i hulumtuesve pati me Kolegjin mbretëror të Veterinarisë në Londër dhe Universitetin Monash.

Përveç gjurmëve të elefantëve parahistorikë, aty janë gjetur edhe gjurmët të njerëzve parahistorikë.

“Ne mendojmë se do të jemi në gjendje të përdorim të njëjtën teknikë në vendet e tjera për të paraqitur modelin e presionit nën këmbën e një dinozauri, ashtu sikur të kemi arritur të sjellim një ekzemplar të gjallë në laborator. Ne gjithashtu duhet të jemi në gjendje ta përdorim këtë teknologji për të hartuar gjurmët e njeriut në vendet e tjera”, thonë autorët e studimit.

Ka edhe vende tjera të famshme, siç është Laetoli në Tanzani, ku mund të gjenden gjurmët e paraardhësve më të vjetër njerëzorë dhe ekipi i hulumtuesve planifikon të nisë studime të ngjashme edhe në atë pjesë të kontinentit afrikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat