Nëna ushqen fëmijën me gji derisa është duke vozitur! - Bota Sot
Nëna ushqen fëmijën me gji derisa është duke vozitur!

Ndryshe

Nëna ushqen fëmijën me gji derisa është duke vozitur!

Më: 14 janar 2020 Në ora: 23:29
Pamje nga videoja

Një nënë e 4 fëmijëve është filmuar teksa ka ushqyer me gji të porsalindurin e saj derisa ishte duke vozitur në autostradë e cila kishte shumë trafik.

Raquel Reynolds kishte ngecur në trafik si pasojë e një aksidenti që kishte ndodhur, në kohën që ishte duke u kthyer në shtëpi, shkruan Daily Mail.

Ajo ka thënë që nuk kishte hapësirë që të ndalej në një vend përderisa ishte duke udhëtuar në autostradën M1 Logan në jug të Brisbane.

Pamjet shfaqin nënën duke ushqyer bebin 4 muajsh të cilin e mban në duar dhe njëkohësisht vozitë ngadalë në trafikun tejet të ngarkuar.

‘Ne kishim ngecur në trafik dhe bebi ishte i uritur…kështu që është e rrezikshme dhe pak e çmendur’, dëgjohet duke thënë Raquel.

‘Por çfarë duhet të bëja?’

Zonja Reynolds ka postuar pamjet në Instagram duke  pyetur ndjekësit: ‘çfarë do të bëni ju?’

Shumë nga komentueset kanë thënë që do të bënin të njëjtën gjë në situatën e njejtë.

Ndërsa të tjera komentuese i kanë thënë znj. Reynolds se është dashur t’i përgatisë shishen me qumësht bebit.

Lauren Ritchie nga Klubi Mbretëror i Automobilave kanë këshilluar që të mos ushqehen foshnjët përderisa automjeti është në lëvizje.

Dail Mail – Australia ka kontaktuar Policinë në Queensland që të komentojë për rastin në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat