Nëna nuk i ndërron pelenën për disa ditë, 13 vjeçarja humb jetën

Ndryshe

Nëna nuk i ndërron pelenën për disa ditë, 13 vjeçarja humb jetën

Më: 9 mars 2020 Në ora: 08:47
Brianna Gussert

Një nënë është burgosur pasi ka lënë vajzën e saj me aftësi të kufizuara, pa ia ndërruar pelenën të mbushur me jashtëqitje për disa ditë rresht, derisa vajza të merrte një infeksion të rëndë dhe si rezultat të humbiste jetën.

Nicole Gussert, 39 vjeçe, nga Appleton i SHBA-ve iu dha një dënim me 17 vite burgim, pasi akuzohej për neglizhencë ndaj fëmijëve, duke i shkaktuar vdekjen së bijës 13 vjeçare të identifikuar si Brianna Gussert. Para trupës gjykuese, Nicole, pranoi se kujdesi i saj ndaj së ndjerës mund të konsiderohej si i papranueshëm, por sqaroi se kurrsesi është motivuar nga keqdashja apo nga një faktor tjetër, transmeton Top Chanel. Ajo gjatë gjithë seancës u përpoq të tregonte se sa shumë e donte të bijën dhe sa i mungonte: “Unë dështova në kujdesin ndaj saj, por unë e doja jashtëzakonisht shumë dhe më mungon pafund”, u shpreh nëna.

Trupi i pajetë i 13 vjeçares u gjet nga oficeri i policisë lokale, Thomas Zieman, i cili e ka gjetur në dhomën ku ndodhej Brianna me një aromë të keqe, të shkaktuar nga ushqimet e kalbura, por edhe aroma e lëshuar nga trupi i pajetë i vogëlushes. Dyshohet se nëna nuk ia kishte ndërruar pelenën vogëlushes për disa ditë.

Sakaq, mediat e huaja shkruajnë se Brianna vuante nga sindroma “Wolf-Hirschhorn”, e cila shkakton një zhvillim trupor të vonuar si edhe paaftësi intelektuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat