Ky djalë gjeti mënyrën më unike për t’i propozuar partneres për martesë

Ndryshe

Ky djalë gjeti mënyrën më unike për t’i propozuar partneres për martesë

Më: 11 tetor 2020 Në ora: 08:15
Propozimi

Nuk ka rëndësi se si e bën pyetjen apo çfarë përgjigje merr, e rëndësishme është që ti dhe partnerja jote ta mbani mend atë moment gjithë jetën.

Bruno Neves, një shpërndarës mallrash nga Norfolk, e çoi tërësisht në një tjetër nivel propozimin për martesë pasi pyeti të dashurën e tij, Patricia Calado, nëse dëshironte të martohej me të.

Bruno kishte 20 tatuazhe në trup kur vendosi të shtonte dhe një tjetër nëpërmjet të cilit do të merrte përgjigjen e partneres. 33-vjeçari gdhendi në kraharorin e tij pyetjen e famshme “A do të martohesh me mua?”, shoqëruar me përgjigjet “Po/Jo”.

Në momentin që po bënte tatuazhin ai shoqërohej nga e dashura e tij, që as ja kishte idenë se çfarë e priste më vonë. Ajo priti për 45 minuta derisa Bruno mbaroi të gjithë punimin që t’i propozonte. Kur ai zbuloi tatuazhin e veçantë, Patricia, nuk u mendua për shumë gjatë që të zgjidhte “Po”-në e përjetshme.

“Isha pak konfuze kur ai erdhi dhe më zbuloi tatuazhin. Mu desh pak kohë ta kuptoja se çfarë ishte. Më pas thjesht qesha dhe i thashë: ‘Ti je i çmendur’. Por sigurisht që zgjodha ‘Po’-në. Jam shumë e lumtur”, është shprehur Patricia.

Image
Propozimi

Propozimet e thjeshta për martesë kanë dalë nga moda, ndaj djema nëse doni një “Po” të sigurt nga partnerja filloni dhe mbani shënim nga këta njerëz kreativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat