Tmerrohen njerëzit në restorant, pamja përballë tyre është e pafalshme

Ndryshe

Tmerrohen njerëzit në restorant, pamja përballë tyre është e pafalshme

Më: 7 shtator 2016 Në ora: 23:57
Pamje nga video

Një video e rëndë është shpërndarë nga "The Sun" ditën e sotme, në të cilën tregohet një çift që kryen marrëdhënie seksuale në një restorant, në të cilin kishte familjarë, mes tyre fëmijë.

Pas ankesës së klientëve, punonjësit e restorantit kanë lajmëruar pronarin dhe ky i fundit ka njoftuar policinë.

E gjithë kjo skenë është filmuar në një restorant në San Pedro Garza Garcia, në verilindje të Meksikos. Video-ja është shkurtuar, pasi janë hequr pjesët e rënda, ku tregohet akti seksual mes çiftit, që ka tmerruar klientët.

Sipas mediave lokale, të dy personat ishin dehur dhe kishin pirë drogë, kjo i ka bërë që të "harrojnë" se ndodheshin në një ambient publik.

Menjëherë policia ka mbërritur në restorant dhe ka bërë të mundur arrestimin e tyre, ndërsa të gjithë klientët e kanë duartrokitur të gëzuar këtë akt dhe kanë vazhduar më pas të hanë të qetë ushqimin e tyre, ndërsa çifti është kritikuar ashpër në Internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat