Tendencat e ngjyrave për të dekoruar pemën e Krishtlindjes

Ndryshe

Tendencat e ngjyrave për të dekoruar pemën e Krishtlindjes

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 12:10
Ilustrim

Krishtlindjet po afrojnë dhe shumë prej tashmë e kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjes. Por të tjerë janë ende në mëdyshje për zgjedhjen e ornamenteve dhe ngjyrave me të cilat do të dekorojnë pemën.

Ka nga ata që nuk duan të heqin dorë nga tradita, të tjerë e duan shumë të thjeshtë por edhe në modë kur vjen puna tek topat.

Dekore në kristal, vezullim argjendi, kukulla të kuqe, këto janë vetëm disa nga idetë për ta bërë bërë pemën e Krishtlindjes sa më të bukur dhe të modës.

Më poshtë ne po ju njohim me disa nga tendencat për pemën e Krishtlindjes:

Kush dëshiron të ketë një pemë Krishtlindjesh me stil do të bënte mirë të vinte topa kristali dhe qelqi, ndoshta në forma të veçanta gjeometrike të tilla si prizmi. Ideale është të krijohet një pemë totalisht e bardhë, për ta bërë atmosferën më elegante. Kjo zgjedhje është magjepsëse për ata që duan të jenë koherent me modën edhe gjatë festave.

Edhe pse ngjyrat e errëta nuk janë konsideruar kurrë si ideale për atmosferën e festave, këtë vit do të jenë veçanërisht në modë. Blu, e zezë dhe nuancat e ngjashme janë perfekte për dekorimin e pemës në mënyre që të duket sa më trend. Ju mund t shoqëroni pemën me stoli dhe detaje brilante duke e bërë shumë më të sofistikuar.

Dekore për pemë të kuqe

Edhe këtë vit e kuqja mbetet ngjyra ekselence për Krishtlindje. Ata që duan të vendosi dekoracione tradicionale në pemën e tyre, mund të zgjedhin topa, kukulla, kapuçë babagjyshi të gjitha ngjyrë të kuqe. Është një nuancë që nuk del kurrë nga moda dhe e bën atmosferën magjike.

Pemë Krishtlindjeje ari dhe argjendi

Ashtu si e kuqja, edhe ari dhe argjendi janë dy ngjyra që nuk dalin kurrë jashtë mode kur është fjala për pemën e Krishtlindjes.

Dekoracionet prej argjendi dhe ngjyrë ari e bëjnë pemën shumë të rafinuar dhe të përkryer. Rekomandohen më shumë tek pemët e bardha.

Dekore dhe pemë origjinale

Kohët e fundit është bërë e modës që pema e krishtlindjes të zbukurohet me gjëra ekologjike dhe të bëra në shtëpi. Këtu ju vijnë në ndihmë ngjyrat e tokës dhe detaje të tilla si shkopinj, degë. Ide origjinale për pemët mund të jenë edhe ato të bëra me fletë libri, gazetash ose me drita të ngjyrosura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat