Polici i verbër mban nën kontroll një qytet të tërë

Ndryshe

Polici i verbër mban nën kontroll një qytet të tërë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 08:18
Polici Pan Yong

Në Lanba, qytezë në jug-perëndim të Kinës, nuk ka ndodhur asnjë krim, aksident trafiku apo çfarëdo rasti tjetër që kërkon ndërhyrjen e autoriteteve, tash e dhjetë vite.

Në këtë vend është vetëm një polic, dhe ai është i verbër. Pan Yong është 43-vjeç dhe ndihmohet nga bashkëshortja e tij, për të bërë kontrollet e përditshme.

“Unë nuk kam ndonjë punë për të bërë, por e ndiej që jam duke dhënë kontributin tim. T’i shërbej këtij komuniteti është diçka shumë e rëndësishme për mua”, është shprehur Yong.

Ai humbi shikimin në vitin 2002, por u martua me Tao Hongying dy vite më vonë, e cila e ndihmoi që të rikthente vetëbesimin.

“Kur humba shikimin, mendova se jeta ime mbaroi, por më pas Tao hyri në jetën time dhe ndodhi mrekullia”, ka deklaruar ai.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat