Ky fëmijë mendon se e ka vëlla këtë qen

Ndryshe

Ky fëmijë mendon se e ka vëlla këtë qen

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 08:07
Fëmiu i quajtur Bob mendon se qeni me emrin Dave është vëllai i tij

Këta të dy kanë një lidhje të pabesueshme së bashku.

Fëmiu i quajtur Bob mendon se qeni me emrin Dave është vëllai i tij.

“Ata madje kurrë nuk janë larg njëri-tjetrit”, kështu ka treguar nëna e djalit 19 muajsh Zoe Fletcher.

Të dy janë të pandashëm që kur Bob ka lindur, duke kaluar gjithë ditën së bashku dhe duke shijuar një përqafim çdo natë para gjumit.

“Unë kam mbledhur të gjitha fotografitë, dhe mendoj se kjo tregon se qentë dhe fëmijët mund të kenë një marrëdhënie të mrekullueshme”, thotë Zoe nga Boltoni.

“Mendoj se për shkak se Dave ka qenë rreth e rrotull Bob-it që kur ka lindur, do të thotë se ata me të vërtetë e besojnë njëri-tjetrin”.

“Nuk mund ta përshkruaj marrëdhënien e tyre. Ata hanë së bashku, lahen së bashku, luajnë së bashku”, shtoi ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat