Normalja e Prishtinës bazament i arsimit shqiptar

Opinione

Normalja e Prishtinës bazament i arsimit shqiptar

Nga: Ismail Muçiqi Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 20:08
Ismail Muçiqi

Normalja e Prishtinës e cila në Prishtinë u hap me 10 shtatorë 1953. 

Ky institutcion arsimorë, gjatë punës dhe veprimtarisë arsimojë 33 gjenerata të maturantëve, në të cilën diplomuan rrethë 5000 normalistë.

Shkolla Normale shqipe në Prishtinë ishte institutcioni i parë i shkollimit shqip, në nivel të mesëm në Kosovë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në 3 dekadat e para të gjysmës së dytë të shekullit 20 ishte institutcioni arsimorë-edukativë i shqiptarëve të integruarë shpirtërisht dhe organikishtë të cilët kishin ardhur nga viset Rurale dhe Urbane të të gjitha anëve të Kosovës, të Maqedonisë, Malit të Zi, të Luginës së Preshevës.

Normalja e Prishtinës, ka qenë dhe mbetët shkollë me tipare humaniste e kombëtare, e cila përmes arsimit dhe edukimit të gjeneratave të mësuesisë, i ka vënë bazat e sistemit arsimorë dhe shkollorë në Kosovë. Ka qenë qendër e përhapjes dhe zhvillimit të kulturës e të artit, dhe të institutcioneve të informimit publikë.

Nga profesorët dhe nxënsit e kësaj shkolle, dolën një armatë mësuesishë dhe më vonë nga kjo qendër edukativo-arsimore, dolën 117 Magjistra dhe Doktorë Shkencashë.

Rektori i parë i Universitetit të Prishtinës ka qenë nga radhët e kësaj shkolle.

1/3 e antarëve të akademisë të ASHAK-së, kur u themelua akademia kanë qenë ish-nxënës dhe profesorë të ish-shkollës Normale.

Duhet theksuar se fillet e zhvillimit të mendimit ensiklopedikë në Kosovë, janë të lidhura me aktivitetin intelektualë dhe penat e njohura të letërsisë dhe gazetarisë shqipe në ish-Jugosllavinë.

Nostalgjia dhe respekti për Normalën e Prishtinës, në këtë rast më obligonë ti përmendi profesorët e parë të nderuarë të cilët mbetën modelë dhe personalitete të pa harruara për zhvillimin e arsimit në Kosovë e këta ishin: Profesor Abdullah Zajmi, Beqir Kastrati, Ibrahim Zherka, Halil Dobroshi, Ismet Canamusa, Xhavit Limani, Durmish Rizvanolli, Esat Kryeziu, Naim Polloshka, Mustaf Hima, Kemal Deva, Ahmet Mëmgjiu, Tajar Hatifi, Shefqet Veliu, Jusuf Shushka etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat