Panari i Punës hapet edhe në qytetin e Pejës

Peja

Panari i Punës hapet edhe në qytetin e Pejës

Nga: A.SH Më: 8 prill 2019 Në ora: 14:56
Skender Reçica

Vazhdon hapja e Panaireve të Punës në qytete të Kosovës, kësaj radhe Panairi i Punës është hapur në qytetin e Pejës, përcjellë “Bota Sot”.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes një postimi në facebook the se interesimi i bizneseve u shfaq menjëherë. Ai mes tjerash u ka bërë thirrje që të vizitojnë panairet e punës që po hapim gjithandej Kosovës për të gjetur punëtorët që ju duhen dhe për të qenë më afër tregut të punës.

Postimi i plotë:

Panairet e Punës janë një mundësi shumë e mirë për punëdhënësit që ti plasojnë ofertat e tyre si dhe për punëkërkuesit që përgatitjet e tyre arsimore dhe profesionale ti zbatojnë në praktikë.

Një i tillë është edhe Panairi i Punës që hapëm sot në Pejë, në bashkëpunim me GIZ-in gjerman ku pata mundësinë të takojë përfaqësues biznesesh të interesuar për punëtorë dhe gjithashtu të rinj që ishin drejtuar për një vend pune.

U bëjë thirrje të dyja palëve që të vizitojnë panairet e punës që po hapim gjithandej Kosovës për të gjetur punëtorët që ju duhen dhe për të qenë më afër tregut të punës.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat