Tenton t’i shmanget taksës për arkivolet nga Serbia, kërkohet paraburgim - Bota Sot
Tenton t’i shmanget taksës për arkivolet nga Serbia, kërkohet paraburgim

Peja

Tenton t’i shmanget taksës për arkivolet nga Serbia, kërkohet paraburgim

Më: 11 prill 2019 Në ora: 16:17
Foto

Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës, caktimin e paraburgimit për R.K., me dyshimin se i njëjtit do të kryente veprën penale shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore sipas Kodit Penal.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, pasi i njëjti më 10 prill të këtij viti, rreth orës 15:30, në pikën kufitare në Kullë, me qëllim të shmangies së taksës doganore, përmes dokumenteve të rrejshme , mallrat me origjinë nga Serbia i deklaroi si mallra nga Mali i Zi, në atë mënyrë  që ditën kritike i pandehuri R.K, me kamionin “Mercedes” kishte ngarkuara 175 arkivole për varrim, në vlerë  5.200 euro, për t’iu shmangur taksës doganore në vlerë 6.195 euro.

Me vendim të prokurorit të shtetit, janë sekuestruar kamioni dhe 175 arkivole për varrim. 

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...