Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë - Bota Sot
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë

Peja

Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë

Më: 30 prill 2019 Në ora: 18:12
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të rinj janë goditur sot me mjete të forta, nga disa persona të dyshuar, gjatë një përleshje që ka ndodhur në stacionin e autobusëve në Pejë.

Policia njofton se patrullat policore menjëherë iu kanë përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes kanë takuar dy viktima, të cilët menjëherë me auto ambulancë janë bartur ne urgjencën e Spitalit Rajonal në Pejë.

“Viktima të këtij rasti janë shtetasit E.H. viti i lindjes 2001 nga Peja, i cili sipas mjekut kujdestar ka pësuar plagë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, me mjete të mprehta, dyshohet thikë. I njëjti pas tretmanit mjekësor është i shtrirë në Repartin Kirurgjik dhe gjendja e tij sipas mjekëve për momentin është stabile.

Viktima tjetër është S.U. i lindur me 2002 i cili e ka një lëndim nga mjeti i fortë në koke, pas tretmanit mjekësor  është liruar nga spitali.

Hetuesit policor janë duke punuar intenzivishtë në koordinim të plotë edhe me prokurorin e shtetit, për të identifikuar dhe arrestuar kryesit e mundshëm të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, dy të lënduar

Një përleshje mes disa të rinjve ka ndodhur sot në stacionin e autobusëve në Pejë.

Në këtë përleshje dy persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa aktualisht nuk ka informacione për motivet e rastit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbetur njolla gjaku ndërkohë policia e Kosovës i është përgjigjur rastit dhe është duke e hetuar atë.

Dëshmitarët kanë treguar për Indeksonline se rrahja ishte e rëndë dhe ndodhi papritmas.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...