Kanos konsullin austriak në Pejë, një muaj paraburgim - Bota Sot
Kanos konsullin austriak në Pejë, një muaj paraburgim

Peja

Kanos konsullin austriak në Pejë, një muaj paraburgim

Më: 9 maj 2019 Në ora: 17:48
Foto

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit A.P. për shkak të veprës kanosje.

I dyshuari më 6 maj 2019, rreth orës 01:26 në Pejë, seriozisht kanos të dëmtuarin zyrtarin – Konsullin në Konsullatën e Austrisë në Pejë A.Ҫ., me qëllim të frikësimit, në atë mënyrë që pasi paraprakisht  i dërgon SMS në gjuhën gjermane duke kërkuar  t’ia sigurojë një dokument udhëtimi për në Austri, më pas edhe komunikon me të rreth 10 minuta, pasi që i dëmtuari nuk i përgjigjet, i pandehuri natën kritike përmes Whatsapp-it i dërgon mesazhin kërcënues: “Unë do ta fshij popullin tuaj nga faqja e dheut nëse ti mendon që ta kundërshtosh presidentin e shtetit,” thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Pejë.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...