Kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Peja

Kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Më: 17 maj 2019 Në ora: 10:21
Ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar nga Gjykata, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill, në stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si  të dyshuar  për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke  paraqitur  pasaportën e  vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S. 

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...