Haradinaj i ftuar për iftar në Pejë: Kosova shembull i tolerancës fetare

Peja

Haradinaj i ftuar për iftar në Pejë: Kosova shembull i tolerancës fetare

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 22:40
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ishte i ftuar sot për iftar në Pejë.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, teksa ka shtuar se ky ishte rast i mirë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.

Sipas tij, Kosova me mburrje promovon vlerat e saja.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Sonte në iftar mes shumë miqve, i ftuar nga hoxhë Eroll Rexhepi në Pejë. Rast i veçantë për të ndarë mendime të ndryshme mbi vlerat e popullit të Kosovës.

Kosova me mburrje promovon vlera dhe në vazhdimësi ka qenë shembull i tolerancës e bashkëjetesës ndërfetare.

Uroj që rruga jonë e shtetndërtimit të vazhdojë të bazohet mbi këto parime. Ne jemi bashkë në solidaritet, të drejta dhe obligime. Si simbol të këtyre vlerave të përbashkëta, hoxhës Eroll Rexhepi ia dhurova flamurin kombëtar dhe atë të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat