Policia në Pejë për dy muaj konfiskon 49 vetura për mospagesë të doganës

Peja

Policia në Pejë për dy muaj konfiskon 49 vetura për mospagesë të doganës

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:28
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë muajve tetor dhe nëntor kanë konfiskuar 49 vetura, pronarët e të cilëve iu kanë shmangur “Pagesat e detyrueshme doganore ose tarifave të akcizave”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit dhe me Doganën e Kosovës, automjetet e konfiskuara janë dërguar në terminalet doganore të cilat janë detyruar të bëjnë pagesën për zhdoganimin e këtyre automjeteve. Ndaj pronarëve të automjeteve janë iniciuar procedura ligjore dhe të njëjtat janë dërguar në Prokurorinë e Shtetit për procedura të mëtutjeshme ligjore.”- njofton Policia e Kosovës.

Policia bën të ditur se nuk do të ketë tolerime ndaj këtyre shkelësve.

Ata apelojnë që të mos dalin me mjetet e tyre motorike, pa i kryer obligimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat