Sot i jepet lamtumira e fundit vajzës, e cila humbi jetën gjatë ditës së djeshme në aksidentin e rëndë të trafikut në fshatin Ozdrim të Pejës.
Vajza e mitur nuk arriti tu bëjë ballë plagëve që mori nga aksidenti i rëndë që ndodhi ndërmjet dy veturave, dje në rrugën Istog Pejë, konkretisht në fshatin Ozdrim.
Si pasojë e këtij aksidenti që rezultoi me fatalitet, mbetën të lënduar rëndë edhe tre persona të tjerë.
Deri tek aksidenti ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektimi i shenjave të komunikacionit.