I vihet zjarri një pjese të spitalit të Pejës

Peja

I vihet zjarri një pjese të spitalit të Pejës

Më: 19 janar 2020 Në ora: 16:35
Foto

Dy punonjës të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë kanë raportuar në {olici se disa persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objekt.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën “Medlin Albright” në Pejë, ku dëshmitarët kanë treguar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, persona të panjohur kanë hedhur një mjet të improvizuar (koktej molotovi) i cili ka shpërthyer.

Si pasojë, zjarri është përfshirë një pjesë e murit i cili më pas është shuar nga dëshmitarët e rastit.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat