​Muhaxheri: Situatë e qetë në Pejë, një rast i dyshuar rezultoi negativ

Peja

​Muhaxheri: Situatë e qetë në Pejë, një rast i dyshuar rezultoi negativ

Më: 21 mars 2020 Në ora: 10:49
Gazmend Muhaxheri

Kryetari i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ka folur për situatën aktuale në komunën e Pejës, në betejë me COVID 19.

Muhaxheri ka konfirmuar se Peja mbetet e paprekur nga rastet e shënuara me COVID 19 apo koronavirus.

“Situata është e qetë. Qytetarët po e respektojnë çdo thirrje të nxjerrë nga institucionet në masë të madhe. Lajm i mirë është se mbrëmë ka qenë një rast me vlerësim mjekësorë nga personeli i Pejës, se ka dyshime, por i njëjti ka rezultuar NEGATIV. Rasti në fjalë, është karantinuar me rekomandim të mjekëve. Kjo për të qenë të sigurt të gjtihë. Pra Peja është pa raste, fatmirësisht.”-konfirmoi Muhaxheri.

Ndryshe rasti i dyshimtë i mbrëmshëm, për të cilin foli Muhaxheri, është emër i njohur për redaksinë dhe këto ditë ishte kthyer në Pejë nga Anglia.

Kryetari Muhaxheri ka thënë se masat e reja të nxjerra nga Qe veria duhet respektuar në përpikëri, në mënyrë që ta shkurtojmë rrugën e daljes nga situata pandemike.

“Qytetarët e Pejës duhet respektuar masat e kërkuara. Edhe autoritetet policore po e bëjnë punën e tyre dhe duhet mirëkuptuar.”-shtoi Muhaxheri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat