Nuk pati para për ta paguar qiranë, familja nga Peja nxirret në rrugë - Bota Sot
Nuk pati para për ta paguar qiranë, familja nga Peja nxirret në rrugë

Peja

Nuk pati para për ta paguar qiranë, familja nga Peja nxirret në rrugë

Më: 2 prill 2020 Në ora: 15:58
Familja nga Peja nxirret në rrugë

Një familje tre anëtarëshe në Komunën e Pejës është nxjerr në rrugë nga qiradhënësi, për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë mujore.

Familja Lajqi mbeti në rrugë paraditen e së enjtes, pasi u dëbua nga banesa.

Një fotografi që shfaq kryefamiljarin e familjes Lajqi bashkë me dy fëmijët e tij të mbetur në rrugë, është publikuar në rrjetin social Facebook nga Adnan Hysenaj, një qytetar i Komunës së Pejës.

Ai ka kërkuar ndihmë për familjen Lajqi.

E, nuk ka shkuar gjatë dhe për familjen tre anëtarëshe është gjetur një zgjidhje e përkohshme nga shoqatat e bamirësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat