73-vjecarja që vdiq sot është pacientja e parë me COVID 19 në Pejë, anëtarët e familjes janë mirë - Bota Sot
73-vjecarja që vdiq sot është pacientja e parë me COVID 19 në Pejë, anëtarët e familjes janë mirë

Peja

73-vjecarja që vdiq sot është pacientja e parë me COVID 19 në Pejë, anëtarët e familjes janë mirë

Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:42
Ilustrim

Pacientja e parë me COVID-19 nga Peja ka vdekur sot. Ajo është trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së që nga data 25 mars. Për këtë rast dhe rastet e tjera në Pejë ka dhënë detaje Kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri.

Muhaxheri i ka thënë mediave vendore pacientja që ndërroi jetë është e infektuara e parë më COVID-19 nga kjo komunë.

Ai ka treguar se janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj, por se gjendja e tyre është e mirë.

“Po, janë të infektuar edhe pesë familjarë të saj. Gjendja e tyre për momentin është e mirë”, ka thënë Muhaxheri.

Ndryshe, Klinika Infektive sot ka njoftuar për vdekjen e pacientes M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, është bërë e ditur se e njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese. Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus.

Me këtë shifër, numri i të infektuarve në gjithë vendin ka arritur në 423.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, nga data 08 shkurt deri më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.720 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 5.279 kontakte të rasteve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat